Rajon & Botë

Sulmohet myslimanja në SHBA, i plaçkitet shamia dhe portofoli

Një studenja nga Louisiana raportohet t’u ketë thënë organeve të policisë se është sulmar nga dy persona, njëri nga të cilët mbante kapelë të bardhë të Trumpit.

Studentja 18-vjeçare u ka thënë hetuesve se po ecte afër Universitetit të Louisianas në kampusin e Lafayette, të mërkurën në mëngjes – disa orë pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale – kur u sulmua nga dy persona të bardhë, raporton AP, përcjell Express.

Ajo, më tutje ka thënë se është goditur nga të dyshuarit me objekt të fortë, është rrëzuar për tokë dhe më pas është plaçkitur.

Asaj i është plaçkitur portofoli dhe shamia./Express/