Aktuale

Sulmojnë një person dhe ia grabisin 500 euro

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe i kanë grabitur 500 euro.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër gjendet në arrati./KosovaPress/

the authorE B