Aktuale

Sulmuan policinë, arrestohen dy persona në Obiliq

Njësitet policore kanë arrestuar dy persona në komunën e Obiliqit, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Nga ky sulm që ka ndodhur dje pasdite, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Rom pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor”, njofton policia.

Bëhet e ditur se të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli