ShowBiz

Super Bowl, Lady Gaga do të interpretojë mbi çatinë e stadiumit

Po afrohet finalja e Super Bowl edhe bëhen interesante veçoritë e reja të shfaqjes që Lady Gaga do të mbajë në koncertin e famshëm, i konsideruar ngjarja e vitit në Amerikë.

Nga një lajm që vjen nga New York Post, ylli i popit nuk do të interpretojë në 5 shkurt në fushën sportive të NRG Stadium të Houston, por në çati, pasi të zbresë nga një aeroplan.

Për këtë arsye Miss Germanotta po stërvitet në mënyrë intensive me të gjithë balerinët në kopshtin e shtëpisë së saj, siç ka treguar në Instagram ditët e kaluara. Ndërsa është lajmëruar që e gjithë përgatitja e ngjarjes do të tregohet në një dokumentar, që do të përmbajë gjithçka që nga konferenca e parë për shtyp deri tek koncerti.

“Ëndërroj ta bëj këtë koncert që kur kam qenë katër vjç, e di saktësisht së çfarë duhet të bëj”, ka thënë Gaga.

Lady Gaga u konfirmua ylli i shfaqjes 2017, e konsideruar nga NFL “ngjarja muzikore më e ndjekur e vitit”, që në shtator 2016.