Aktuale

Surprizon sërish moti, ja çfarë parashikohet për ditën e sotme në Shqipëri

Zonat veriore dhe Qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira të shpeshta, do të ketë në Jug të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë fuqizim të vranësirave në zonat malore ku priten edhe shira të përkohshëm. Ndërsa, në bregdet dhe zonat e ulëta moti dominohet nga alternime kthjellimesh me vranësira të shpeshta duke rrezikuar ultësirën perëndimore nga shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, sërish mbrëmja sjell stabilizim të atmosferës dhe si pasojë, pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e kthjellime por me kthjellime dhe vranësira të dukshme paraqitet ekstremi Verior dhe zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa mbeten të pandryshuara vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det