Aktuale

Suso tregon prapaskenat e largimit nga Liverpooli

Mesfushori i Milanit, Suso, ka shpjeguar arsyet e largimit nga Liverpooli në vitin e kaluar.

Spanjolli ka qenë në pronësi të Redsave që nga viti 2010, ndërsa pas huazimit te Almeria, u transferua te Rossonerët.

“Kontrata po më skadonte, ndërsa oferta e tyre për rinovim, nuk ishte e duhura”.

“Nuk ka dyshim se ishte një vend i veçantë, shkova atje shumë i ri, më dukej si ëndërr. Nëse jam te Milani, kjo është falë tyre, sidoqoftë, e mora vendimin e duhur që erdha në Itali”.

“Serie A? Futbolli italian nuk është një garë e nivelit të ulët. Është një ligë e vështirë, sidomos për një sulmues. Më e vështira në Evropë”, ka deklaruar Suso për Gazzetta dello Sport.