Aktuale

“Ta ndalim politikën që ka braktisur qytetarët”

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashka ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, siç ka thënë ai për fasadën me drita, derisa i futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në protestën e 18 shkurtit, për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët/

Ja postimi i plotë i Bashës në facebook:

Ndërsa Edi Rama me shpurën e tij ka dy orë që flet direkt në çdo televizon të vendit për arritjet e tij në fushën e energjisë, e gjithë zona e Tiranës në rrugën e Elbasanit është pa drita. Mijera familje anembane Shqiperise gjithashtu.

Nuk ka skenë më domethënëse: fasada me drita që krijon Edi Rama në televizon dhe realiteti i errët i shqiptarëve.

Edi Rama u premtoi qytetarëve se do ua ulte çmimin e energjisë, por ua rriti. I futi shqiptarët e pamundur në ankth e terror për mospagimin e dritave. Ata që nuk paguan dot i çoi në burg. Të tjerë kaluan në dëshpërim dhe vranë veten nga pamundësia.

Ndryshe u soll me miqtë. CEZ-it i fali 600 milionë Euro. Miqve në Tiranë u ka dhënë miliona euro në tendera dhe kontrata.

Të varfërve dhe të pamundurve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e Edi Ramës në energji.

#18Shkurt #NgrihemiBashkë për t’i thënë ndal kësaj politike që ka braktisur qytetarët dhe mendon vetëm për pushtetarët.

Ne nuk do të lëmë asnjë familje në errësire se nuk ka mundësi të paguajë energjinë. 200 kë për familjet në nevojë do ta paguajë shteti.

#NgrihemiBashkë #18Shkurt