Rajon & Botë

“Do ta shtrijmë sovranitetin në Bregun Perëndimor por s’bëjmë gjë pa amerikanët”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se janë duke biseduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mundësinë e shtrirjes së sovranitetit të Izraelit në Bregun Perëndimor.

‘Për të diskutuar lidhur me shtrirjen e sovranitetit izraelit, mund të ju them se jam duke zhvilluar biseda të vazhdueshme me amerikanët’, ka thënë Netanyahu, shkruan Periskopi.

‘Unë kam dy principe: komunikimi me amerikanët dhe lidhja jonë me ta është në aset strategjik për Izraelin por po ashtu edhe për shtrirjen e sovranitetit. Së dyti, duhet të jetë një iniciativë qeveritare dhe jo personale në këtë lëvizje historike’, ka thënë ai./Periskopi/