Aktuale

Tahiri: E votojë Haradinajn nëse më thotë Pacolli

Deputeti i koalicionit LAA-në, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për reflektim në mënyrë që të mos bllokohet procesi i formimit të institucioneve.

Sipas tij, ai do ta votojë Haradinajn vetëm nëse vendos AKR-ja.

Ai shtoi se nëse nuk bëhet Ramushi kryeministër një klasë politike do të jetë fajtore, kurse, nuk ka nevojë që kjo të varet vetëm nga vota e tij.

“Besoj shumë në punën e Ramush Haradinajt dhe 90 % e deputetëve besjonë në punën e tij sepse e ka dëshmuar por klasa politike është më e logjikshme që të shohin se a kanë mundësi të votojë sepse kjo nuk do të duhet të varej nga unë dhe Teuta Rugova por do të duhet të votohej nga miqët e tij”, tha ai. /KosovaPress/