Aktuale

Tahiri: Është e rëndë që të fyhen komandantët e UÇK-së

Deputeti i koalicionit LAA, Labinot Tahiri, ka kritikuar Frashër Krasniqin nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se është gjë e rëndë fyerja e komandantëve të UÇK-së, ndërsa bëri thirrje për që në seancën konstituive të mos përdoret gjuha e urrejtjes.

Ai ka thënë se nuk ka marrë vota për të krijuar një urrejtje në Kuvend.

Duke iu drejtuar deputetit të LVV-së Frashër Krasniqi, Tahiri tha se sikur të mos ishin komandantët e UÇK-së as kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci nuk do të mund të fliste shqip në këtë institucion prej nga ishte dëbuar me dhunë nga Serbia.

“Komandantët kanë gjithmonë guxim, i njohim mirë dhe e dimë gjithë ne këtu, edhe po të mos ishin ata komandantë as zoti Mikullovci nuk do ta kishte përjetuar prapë gjuhën shqip ta flet prapë në Parlament kur dikur e ka dëbuar me dhunë Serbia. Ka njerëz të ndershëm edhe prej komandantëve, ata që janë nëpër gjykata ndoshta një ditë do t’iu ndodhë që të gjykohen, por unë këtu mendoj të jetë tjetër gjuhë për të ecur përpara. Nuk më intereson e kaluara nëse dëshirojmë të ecim përpara, të zhbllokojmë institucionet, duhet një gjuhë jo urrejtëse, për një bashkim politik të ardhmen e këtij vendi. Është e rëndë që para këtyre diplomatëve për t’i fyer gjithë komandantët e UÇK-së”, ka thënë Tahiri./KosovaPress/