Aktuale

Tahiri flet për situatën e krijuar në VV, ja si po e cilëson ndarjen në dysh të kësaj partie!

Analisti, Ramush Tahiri ka folur për atë se çka do të ndodh me Lëvizjen Vetëvendosje pas ndarjes së saj në dy tabore, raporton Gazeta Blic. 

Tahiri konsideron se VV po ballafaqohet me ndarje dhe kjo ndarje sipas tij është e pashmangshme.

Ai tha për “Gazeta Blic”, se kjo ndarje do të ketë shumë ndikim tek kjo parti politike.

“Vetëvendosje po ballafaqohet me ndarje dhe kjo po duket e pashmangshme dhe mendoj se është mirë që po ndodhë sepse dallimet duhet të thuhen e jo të mbahen nën rrogoz, dhe në garë të ndershme e korrekte votuesi të përcaktojë se sa do ta ketë përkrahjen e cili grup.

Ndarja momentale dhe raporti i forcave në grupe parlamentare e deputetë sigurisht që nuk do të jetë i njëjtë edhe me votën që do ta marrin nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme. Duket se Albin Kurti është lider i pakontestueshëm i Vetëvendosjes por edhe oligarkia e krijuar, flas në kuptimin e mirë të organizimit qeverisës, nuk është e pa ndikim dhe nuk është detyrimisht fraksion apo mishi i egër i Vetëvendosjes”, ka thënë Tahiri.

Tahiri foli edhe për grupin e ri parlamentar të VV-së, dhe për benefitet dhe dallimet që do t’i ketë ky grup.

“Thjeshtë ata mendojnë ndryshe , dhe në këtë kanë të drejtë. A do të zgjedhin të parin ndërmjet tyre por që të mos jetë liderë apo do të drejtojnë si kryesi kolektive atyre ju përket të përcaktohen e të zgjedhin. Pra grupi i ri parlamentar i krijuar në Kuvend do të kërkojë ti ndahen benefitet sipas numrit e forcës, pra pjesëmarrje e udhëheqje edhe në komisione parlamentare, ndërsa platforma e tyre do të tregojë a janë vazhdues të Vetëvendosjes apo do të jenë socialdemokrat në orientim.
Dallimet do të shihen edhe në konceptin e bashkimit kombëtar në idenë e Vetëvendosjes së popujve etj”, sqaroi analisti.

Sipas analistit, skena politike do të jetë më ndryshe nëse njeri grup i VV-së do t’i ketë 15 deputet.

“Skena politike do të jetë ndryshe nëse njeri grup i Vetëvendosjes, e secili do ti ketë së paku 15 deputet ti bashkëngjitet koalicionit qeverisë pra Qeverisë Haradinaj.
Kjo do të siguronte votat e nevojshme edhe pa Listën serbe dhe do të krijonte qëndrueshmëri të Qeverisë dhe me lehtësi kalimin e ligjeve në Kuvend”, ka përfunduar Tahiri. 

“Gazeta Blic”, në ditën e djeshme ka kontaktuar edhe me deputeten, Shqipe Pantina e cila ka mohuar se një lajm i tillë për formimin e një partie të re është i vërtetë.

Ndërsa, deputetja tjetër e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqje, Donika Kadaj- Bujupi me arsyetimin se është e zënë nuk ka folur në lidhje me rastin, por ia ka mbyllur telefonin redaksisë.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka tentuar të kontaktojë edhe me Dardan Molliqajn, Visar e Ymerin e Faton Topallin por që as këta nuk i kanë hapur telefonin redaksisë.

Duhet theksuar se “Gazeta Blic”, ka raportuar më herët, se grupi i të dorëhequrve do të krijoj një parti të re.

/GazetaBlic