Aktuale

Tahiri: Fuqizimi i ligjit, parakusht për zhvillimin ekonomik

Ministrja e deritanishme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën ministrit të porsazgjedhur, Abelard Tahirit. Ky i fundit tha se një ndër prioritet të tij është lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit.

Ministrja Hoxha lavdëroi Tahirin, duke thënë se ai është mjaft i denjët për këtë pozitë. Hoxha ka shtuar se edhe pse sot largohet nga ky post, gjatë mandatit të saj një vjeçar, Ministria e Drejtësisë ka qenë mjaft e suksesshme.

“Me vjen mirë se e dorëzojë Ministrinë e Drejtësisë gjithashtu te një person i cili ka vullnetin të punojë, ka energji të punojë e po ashtu ka njohuri që të vazhdojë me punën dhe reformat me të cilat kemi filluar gjatë këtij mandati në Ministrinë e Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë i ka sfidat e veta, për disa sfida keni qenë edhe të njoftuar, por kemi arritur që gjatë këtij 1 vjeçari kemi arrit edhe shumë rezultate. Ndoshta kemi qenë nder ministritë e vetme që kemi arritur që 8 projektligje t’i dërgojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.

Kurse, Abelard Tahiri tha se një prej angazhimeve më të mëdha të tij do të jetë fuqizimi i rendit dhe ligjit, pasi që ky hap është pasaporta e Republikës se Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Angazhimi im më tutje do të jetë vazhdimi i fuqizimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Fuqizimi i rendit dhe ligjit është pasaportë e Republikës së Kosovës për integrimet euro atlantike. Fuqizimin i rendit dhe ligjit është parakusht themelor për zhvillimin e një shoqërie demokratike. Fuqizimin i rendit dhe ligjit është parakusht themelor për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, tha Tahiri.

Tahiri gjithashtu shtoi se në ditët e ardhshme do të mbajë konferencë për media, ku do të paraqes të gjithë prioritetet e tij, mirëpo sa i përket luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, ato pa dyshim që do të jenë dy prej objektivave të tij kryesore./KosovaPress/