Arsim & Kulturë

Takohemi për një Libër – Nis fushata e leximit në parqe të Tiranës

Si rrallë ndonjë herë, qytetarë të shumtë i janë bashkuar nismës më të fundit, “Takohemi për një Libër”.

Edhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit mbështet Ministrinë e Kulturës në Fushatën Kombëtare të Leximit.

Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.

Gjatë muajit tetor i gjithë vendi do të përfshihet në veprimtari të programuara jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por edhe nga të tjera institucione të artit, kulturës dhe edukimit.

Këtë të shtunë: tek Parku i Madh i Liqenit Artificial – Parku Rinia – Sheshi te Xhamlliku.

Çdo të shtunë personazhet e librave ju presin nëpër parqe: Ana Karenina, Don Kishoti, Hamleti, Piter Pani, apo Doruntina do të lexojnë për ju pjesë nga libri që përfaqësojnë.

Aktorë në rolin e personazheve të veprave më të njohura të letërsisë botërore dhe shqiptare do të zhvillohen lexime publike në parqet dhe lulishtet e qytetit të Tiranës.