Aktuale

Taksa e gjunjëzoi Serbinë, ja sa miliona humb brenda ditës

Ekonomia e Serbisë në baza ditore humb 1 milion e 39 mijë euro për shkak të tarifës së vendosur nga Kosova, ka deklaruar sot nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe Ministri i Tregtisë Rasim Ljajiç, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka nënvizuar se më së shumti humbje ka pësuar edhe po pëson industria ushqimore sepse kompanitë serbe pothuajse janë larguar nga tregu i Kosovës gjatë kësaj periudhë.

“Për rreth 14 muaj prej se janë vendosur tarifat, në territorin e Kosovës janë eksportuar më pak mallra nga Serbia Qendrore në vlerën 435 milionë euro në krahasim me periudhën e njejtë para se të vendosen tarifat “, ka thënë Ljajiç për “Novosti”.

Sipas ministrit serb tregu dhe pozita që mbahej nga kompanitë serbe tashmë është marrë nga kompanitë simotra nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Turqia , Sllovenia dhe Maqedonia Veriore.

Ljajiç ka theksuar se pas BE- së, SHBA-së, Kinë-së dhe Rusi -së si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit është shumë vështirë të pritet zgjidhje e qëndrueshme e çështjes së Kosovës duke vlerësuar se ndonjë lloj tubimi sikur “Dejtoni” do të jetë i nevojshëm kur kjo të vjen në rend dite.

the authorGazetaKNN