Tech

Tani mund t’i fshini mesazhet në WhatsApp, para se marrësi t’i lexojë ato

Shumë prej nesh kemi dërguar të paktën një mesazh ose një fotografi për të cilat më vonë i kemi rënë pishman dhe që do të dëshironim që kurrë mos t’i kishim dërguar.

Por falë një veçorie të re në WhatsApp, ditëve kur i keni rënë pishman për një gjë të tillë u ka ardhur fundi.

Aplikacioni për mesazhe është duke e lëshuar veçorinë e re ‘Delete for Everyone’ (Fshije për të gjithë), e cila do t’ju lejojë që t’i ‘zhdërgoni’ mesazhet, transmeton Gazeta Express.

Përdoruesit do të kenë vetëm pesë minuta kohë prej dërgimit të mesazhit e deri tek fshirja e tij, dhe vetëm mesazhet që s’janë hapur nga marrësi mund të fshihen.

WhatsApp së shpejti do ta lëshojë një përditësim me këtë veçori të re për të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android në mbarë botën.

the authorE B