ShowBiz

Tayna “braktis” Kosovën, ku po shkon tani

Tayna ka treguar se cili është destinacioni i radhës për të.

Tayna ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, përmes së cilës tregon se po udhëton nga Zvicra për në Los Angeles.

Ajo gjatë kësaj periudhe është aktive me koncerte, por nuk sqaroi nëse udhëtimi i saj i radhës është për koncerte apo vetëm për t’u relaksuar.

Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës “Sorry”.

Për ndryshe, reperja pritet që së shpejti ta publikojë këngën “Edhe ti”, në bashkëpunim me reperin Mozzik.