Aktuale

Të akuzuarit për marrje ryshfeti, i vërtetohet dënimi

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim prej 7 muajsh për të akuzuarin P.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “ Marrje ryshfeti”.

Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal.

Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e Prokurorisë për dënim më të ashpër, ngase gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar drejt rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.