Aktuale

Te banesa e kryetarit të Kumanovës ka nodhur vetëvrasje? (Video)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 7.30 në hyrjen e një ndërtese në rrugën Revolucioni i Tetorit në Kumanovë, në të cilën banon edhe kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski, është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli, me plagë me armë në kokë. Televizioni Alsat citon fqinjët të cilët thonë se me siguri bëhet fjalë për vetëvrasje të shkaktuar rreth orës 7.30 në korridorin e katit të parë.

Gjithashtu thonë se i ndjeri nuk ka jetuar aty dhe nuk është fqinj i tyre.

SPB e Kumanovës njofton se për rastin janë njoftuar rreth orës 7.30, kurse ende nuk është mësuar identiteti i të ndjerit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e krim teknikës, Prokurorisë themelore publike dhe Mjekësisë ligjore. Pas ekspertizës do të mësohet se bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje./ALSat/