“Do të bëj gjithçka që mundem për të qëndruar në Real Madrid”

Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane foli për RTL dhe tha se do te dëshironte ta stërvis ekipin edhe sezonin tjetër, ndryshe nga raportet që sugjeronin se ai do te largohej vullnetarisht nga klubi verën e ardhshme.

“Jam mirë në Madrid dhe do te bëj gjithçka qe mundem për te qëndruar këtu. Shikoj lojën tonë kundër PSG pa menduar për atë qe do të ndodh vitin e ardhshëm.

Unë nuk i kushtoj vëmendje te ardhmes, vetëm të tashmes. Unë nuk e di se a do të vazhdoj te stervis ekipin e Madridit edhe për ndonjë sezonë tjetër, ne do të vazhdojmë kur te vij koha,” tha Zidane.