ShowBiz

Do të habiteni sa kushton çanta e famshme e Shkurte Gashit (FOTO)

Këngëtarja Shkurte Gashi ndër vite ka krijuar emër e famë dhe e ka tashmë publikun e saj që e pëlqen dhe e ndjek kudo.

Shkurta është e pranishme në mbrëmje muzikore, dasma e ahengje. Thuhet edhe se është e shtrenjtë e se merr shumë bakshishe, por gjithashtu dihet edhe se e ndez atmosferën.

Viteve të fundit Shkurta po investon mjaftë edhe në këngë e videoklipe, që duken të kushtueshme. Epo, kjo punë kërkon jo vetëm angazhim, por edhe investim.

Të jesh këngëtare duhet edhe të vishesh mirë e me stil. Nuk mjafton vetëm fustani, duhen edhe këpucët, edhe çanta, edhe…

Shkurta së fundi është parë me një çantë të bukur të Yves Saint Laurent, e cila nëse është origjinale kushton mbi 1 mijë e 600 dollar, shkruan “Kosovarja”.