Aktuale

Të shtëna në një lokal në Kukës

Policia e Kukësit është njoftuar se në fshatin Novosej, në një lokal, kanë hyrë disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N.

Në konflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./KosovaPress/