Rajon & Botë

Teherani paralajmëron Uashingtonin kundër tensioneve të reja

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif paralajmëroi sot SHBA-në duke u kërkuar që të mos kërkojnë pretekste për të krijuar tensione të reja për programin e predhave balistike të Iranit.

“Ne shpresojmë që çështja e programit të mbrojtjes së Iranit (…) nuk do të përdoret si pretekst nga administrata e re amerikane për të shkaktuar tensione të reja”, deklaroi Zarif gjatë një konference për shtyp me homologun e tij francez Jean Marc Ayrault.

Zarif as nuk konfirmoi dhe as nuk pohoi testimin e një predhe që mendohet se është kryer të hënën sipas qeverisë amerikane.