Rajon & Botë

Teksas, 13 të vdekur pas përplasjes së autobusit dhe kamionit

13 persona kanë vdekur në një aksident mes një minibusi të Kishës Baptiste dhe një kamioni në Teksas.
Autobusi mbante 14 anëtarë të moshuar të Kishës Baptiste të New Braunfels në Teksas.

Shkaqet e këtij aksidenti akoma nuk dihen por ajo që dihet është se vetëm shoferi i kamionit dhe një nga pasagjerët e minibusit kanë mbijetuar, por ky i fundit është akoma në gjendje kritike, transmeton Klan Kosova.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot ka shprehur “ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e atyre që janë përfshirë në këtë ngjarje tragjike”.

Edhe dy persona të tjerë janë lënduar në një aksident afër Garner State Park, rreth 120 km në perëndim të qytetit të San Antonio.