Sport

Telashe te Kosova, suspendohet ylli i skuadrës (Foto)

Drilon Hajrizi, basketbollisti i Kosovës, është suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e tjerë të FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, për sjellje jokorrekte gjatë ndeshjes me Maqedoninë.

“Pas pranimit të kërkesës, organet përgjegjëse do të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj Drilon Hajrizit, e në bazë të dispozitave të Rregullores për Përfaqësuese dhe Rregullores Disiplinore të FBK-së, Hajrizi është i suspenduar nga Përfaqësuesja dhe të gjitha aktivitetet e FBK-së deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

“Sekretari i Përgjithshëm udhëzon Komisionin Disiplinor që të marrë deklaratat me shkrim nga akterët përkatës në afat sa më të shpejtë dhe të procedojë rastin, sipas akteve normative në fuqi”, përfundon njoftimi. /Express/