Aktuale

Temperaturat do të bien në minus | Tabela e motit për 4 ditë

Deri të shtunën mot i butë, kohë pas kohe me reshje shiu, javën e ardhshme ftohtë.

Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu që janë shtrirë ditëve të fundit mbi rajon, do të vazhdojnë të mbesin mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse sot më vonë një front i ftohtë, nga Evropa qendrore do të kaloj edhe mbi vendin tonë, që do të sjellë reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit deri të shtunën do të mbesin mbi vlera mesatare, me minimale nga 3C deri 5C, e maksimale që do të luhaten nga 10C deri 12C. Nga dita e diel, minimalet do të zbresin në 0C, e të hënën në -3C, ndërsa maksimalet do të zbresin në 3C, e më pas +1C.