Aktuale

Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohen shtatë persona

Policia e Kosovës nga rjaoni i Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka arrestur shtatë persona. Të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë hedhur një granate dore në drejtim të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë me ç’ rast njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë.

Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen.