Aktuale

Tentim vrasje, policia arreston tre persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshje fizike me disa të tjerë në orët e vona në një lokal në qytetin e Gjakovës. Prej kësaj përleshje me armë zjarri e mjete të forta kanë mbetur të lënduar dy persona.

Njëri nga personat e lënduar është hospitalizuar në spitalin e Pejës, ndërsa tjetri pas tretmanit është dërguar në mbajtje.

Policia pas monitorimit të ngjarjes ka konfiskuar 5 gëzhoja dhe dy predha të fishekëve.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët së bashku me disa persona tjerë para një lokali janë përleshur në të cilin rast është përdorur arma e zjarrit dhe mjete të forta, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Dy të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ku njëri është hospitalizuar në spitalin rajonal në Pejë në mbikëqyrje të Policisë, tjetri është dërguar në mbajtje i cili po ashtu ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari i tretë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./FaktePlus