Aktuale

Tenton të deponojë para të falsifikuara në bankë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti në një bankë ka tentuar të deponojë një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Klinë./KosovaPress/