Sport

Ter Stegen, shpëtimtari i Barcelonës

Ter Stegen ka pritur 34 nga 39 goditje në portën e Barcelonës këtë edicion në La Liga.

Barcelona është duke kaluar një sezon fantastik ku pas 12 xhirove ndodhet në pozitën e parë me 34 pikë, 10 më shumë se rivali i përjetshëm, Real Madridi.

Natyrisht se ky sukses i adresohet Lionel Messit, që ka shënuar 12 gola, por, nuk duhet harruar edhe njeriun e momentit, portierin që është shndërruar në shtyllë për Barcelonën, Andre ter Stegen.

Ai e ka shpëtuar Barçën këtë edicion me disa pritje fantastike dhe sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, Ter Stegen ka ndalur 87% të goditjeve në drejtim të portës së katalunasve në La Liga këtë edicion, ai ka ndalur 34 nga 39 goditje në portë. /Gazeta Express/