Aktuale

Tërhiqet lotaria për Green Card

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se është koha të hiqet lotaria amerikane për fitimin e kartonit të gjelbër.

“Është koha të përfundojmë me lotarinë për viza. Kongresi duhet të sigurojë sistemin e imigracionit dhe t’i mbrojë amerikanët”, ka shkruar Trump në llogarinë e vet në Twitter.

Lotaria e famshme për viza mbahet me vite në SHBA dhe ka qenë shans për shumë njerëz nga gjithë bota që ta marrin kartonin e gjelbër amerikan.