Aktuale

Tërmet tjetër regjistrohet në Ohër

Në rajonin e Ohrit sapo ka ndodhur një tërmet, i cili raportohet të ketë qenë më i fuqishëm nga ato të mëparshmit. Banorët kanë ndje dridhje më të forta krahasuar me tëremtet e mëparshme, të cilat nuk kanë qenë edhe aq të forta.

Akoma nuk ka të dhëna zyrtare se ku ka qenë epiqendra e tërmetit dhe sa ka qenë fuqia e tij, por banorët e Ohrit për Telegrafi Maqedoni thonë se dridhjet kanë qenë të forta, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Priten të dhëna zyrtare nga kompetentët në vazhdim, ndërsa Telegrafi Maqedoni do të ju njoftojë me kohë.

the authorE B