Rajon & Botë

Tërmeti në Itali: 15.000 persona mbesin pa shtëpi (Foto)

Tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Italinë që nga viti 1980, i ka lënë më shume se 15 mijë njerëz pa shtëpi, sipas Agjencisë për Mbrojtje Civile të Italisë

Nuk ka viktima nga ky tërmet, përvec 20 të lënduar dhe dëme të mëdha në qytetin Norcia, transmeton Express.

Tërmeti me shkallës 6.6 magnitudë goditi në rajonin qendror ku gati 300 njerëz u vranë nga një tërmet në gusht.

Kryeminitri italian, Matteo Renzi, është i gatshëm ta drejtojë një takim për të diskutuar rindërtimet emergjente.

Tërmeti goditi të dielën në mëngjes, duke shkatërruar ndërtesat apo duke i lënë ato të pasigurta në disa qytete dhe fshatra në rajonin malor qendror./Express/