Aktuale

Tërmkolli: Albin Kurti një adoleshent politik

Melihate Tëmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar ashpër Albin Kurtin duke thënë se ajo që po bën ai është e papranueshme dhe sjellje prej një adoleshenti politik të rrëzuar prej manisë së pushtetit.

Ajo tha se Kurti po del të jetë kontradiktor me vetën pas deklaratës së tij “Do ta forcojmë shtetin dhe do ta zvoglojmë pushtetin”.

Tërmkolli tha se sjellja e tij tregon qartë qasjen që ai ka ndaj koalcionit me LDK-në.

“Është e drejtë e partisë së parë që ta përcaktojë mandatarin dhe ta dërgojë të Presidenti, është një e drejtë e plotë kështu që këtu s’kemi asgjë të keqe. Ajo çfarë po bënë Albin Kurti në kuptimin e marrëveshjes së koalcionit është shumë e papranueshme dhe është sjellje prej një adoleshenti politik të rrëzuar prej manisë së pushtetit, një pushteti që pretendon me qenë apsolut dhe që është kontradiktor edhe me vetëveten sepse dje pati një deklaratë që do ta forcojmë shtetin, por ta zvoglojmë pushtetin. Në fakt shteti nuk forcohet duke e zvogëluar pushtetin, por duke e forcuar edhe pushtetin vetëm se varet se cfarë drejtimi i jep pushtetetit, drejtim në interesat e shtetit dhe qytetarëve apo me përdorë për ijnteresa personale. Kjo sjellje e tij, ajo cfarë ka deklaruar “merre ose lene” dmth “lene” duke iu referuar dhe amputuar këtë LDK-së në fakt është qasja e tij ndaj koalcionit me LDK-në”, tha Tërmkolli.

Ajo tha se pushtetin apsolut nuk mund ta ketë askush dhe kjo qasje e Kurtit karrshi LDK-së është e gabuar.

“Qasja e tij është shkurt: unë e dua krejt pushtetin, ju duheni të më pranoni kështu me krejt pretendimet që i kam për të gjitha pushtetet, edhe Kryetar i Parlamentit, edhe Kryeministër, nesër edhe President etj, dhe LDK-ja të më pranoni kështu siç dua unë. Pushtetin apsolut nuk mund ta ketë askush”.

Për më tepër, Tërmkolli thotë se komunikimi përmes video-mesazheve është më shumë se refuzim dhe fyrje për LDK-në dhe si e tillë nuk jep shenja se VV është e intersuar për koalcion me LDK-në.

Tërmkolli mendon se pas veprimit të sotëm të Kurtit, nuk përjashtohet mundësia e një koalcioni VPAN.

“Kjo mënyrë e komunikimit me një partner të mundshëm, me një subjekt me të cilin pretendon me arritë koalcion, kjo mënyrë e komunikimit përmes video-mesazheve është më shumë se refuzuese, më shumë se fyese dhe si e tillë nuk jep shenja që Albin Kurti dhe Vetëvendosja duan të kenë koalcion me LDK-në. Në fakt shumë më tepër po japin shenja që janë të interesuar të bëjnë koalcione me partitë tjera, ato që i kanë quajtur PAN dhe unë sot e thash që mund të jenë këto shenjat e para për një VPAN që nuk përjashtohet”.

“LDK-ja me veç një deputet më pak se partia e parë nuk mund të pranojë asnjë zgjdhje që dëmton dhe cenon interesat e atyre 200 e 10 mijë votuesve, nuk kemi të drejtë t’ua marrim të drejtën votuesve të LDK-së për të pasë një pushtet të balansuar”.

Ajo e bën përgjegjës kryesor Kurtin në mosbërjen e koalcionit derisa qasjen e tij e quan armiqësore në kuptimin e refuzimit dhe përpjekjeve për ta nënçmuar LDK-në.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që nga fillimi. Mekanizamt vendosës të LDK-së dhe Këshilli i Përgjithshëm, ne kemi shpreh gatishmërinë për një koalcion me pushtete të balansuara sepse VV-ja 29 deputetë dhe LDK-ja 28 deputetë nënkupton një pushtet të balansuar. Qasja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, qasja gati edhe armiqësore në kuptimin e refuzimit, në kuptimin e përpjekjeve për ta nënçmuar, dhe sjellje jonormale politike, e bën gati të pamundur këtë koalcion, por kjo është në dorë të Albin Kurti. Ai është përgjegjësi kryesor a do të ketë apo jo koalcion VV-LDK dhe me sa po shihet ai ka vendosur të shkojë dikah tjetër”, tha ajo.

the authorGazetaKNN