Terroristët martirë, ekspozita daneze shkakton debat

Një ekspozitë artistike në Berlin që i kushtohet martirëve ka shkaktuar mjaft debate, pasi në të përfshihet një prej terroristëve të Parisit.

Ambasada Franceze në Berlin e përshkroi ekspozitën si thellësisht tronditëse. I ashtuquajturi Muzeu i Martirëve, i realizuar nga një grup artistësh danezë, paraqet portretet e 20 njerëzve që kanë vdekur për bindjet e tyre.

Portretet shoqërohen nga biografi të shkurtra. Por, në ekspozitë përfshihet edhe xhihadisti francez Ismael Omar Mostefai, një nga tre agresorët dhe kamikazët e teatrit Bataclan në Paris që vranë 90 persona. Pranë fotos së tij në ekspozitë është edhe një biletë hyrjeje në Bataclan.

Në ekspozitë gjendet edhe fotoja e Mohamed Atta, një prej pilotëve që përplasi avionin në një nga kullat binjake në 11 shtator 2001. Terroristët ndajnë ekspozitën me figura si akvitisti për të drejtat e njeriut Martin Luther King dhe filozofi grek Sokrat.

Pavarësisht reagimit të ashpër në Francë dhe Gjermani, artistët danezë thanë se martirët e vendosur në mur nuk janë përcaktuar prej tyre, por nga shtete, fe dhe organizata.

Por, sipas Ambasadës Franceze në Berlin, ndërsa liria e krijimit artistik është e garantuar, duhet patur kujdes që të mos ngatërrohet martirizimi me terrorizmin.