Kuriozitete

Terrorizohet peshkatari, rrethohet nga 30 peshkaqenë

Ky është momenti i frikshëm kur një peshkatar është gjetur në një situatë vërtet tmerruese ku barka e tij është rrethuar nga 30 peshkaqenë.

Ben McJannett po peshkonte në brigjet e Mooloolaba të Queenslandit, kur nën barkë iu krijua një grup grabitqarësh.

Videoja tregon momentin dramatik kur peshkatari futi dorën në ujë për t’i filmuar, ndërsa njëri prej tyre i dha një goditje të fuqishme.

Peshkatarët e zonës, thonë se numri i peshkaqenëve në këto ujëra po shkon duke u rritur dhe gjithnjë e më shumë po qëndrojnë në hapësira të cekëta.