Tech

Tesla prezanton Model 3, gati për prodhim masiv (Foto)

Elon Musk publikoi pamjet e para të veturës elektrike të Tesla-s Model 3, pas daljes se saj nga linja e prodhimit. Bashkëthemeluesi i kompanisë, njëkohësisht shef ekzekutiv i saj, e nxori në “Twitter” foton e automjetit luksoz që pritet prej muajsh me interes te madh.

Për një firme si kjo, aktiviteti i së cilës është fokusuar më së shumti tek veturat luksoze më vlerë 90 mijë dollarë e lart, Model 3 është e para me destinacion tregun e gjerë.

30 pronarët fillestarë do të ulen në karrigen e shoferit në 28 korrik, e pas kësaj, vetura 5 vendëshe do të jetë e disponueshme për të gjithë me një çmim baze prej 35 mijë dollarë, gati gjysma e modelit më të lirë të Tesla-s.

Momentalisht, prodhimi do të jetë i kufizuar megjithatë duke nisur nga dhjetori, kompania do të nxjerrë 20 mijë vetura të këtij lloji çdo muaj. Çmimi e bën këtë Model 3 mjaft joshës për konsumatorët, por jo vetëm ai.

Vetura ka një dizajn te shkëlqyer, e sipas Musk, shpejtësinë e 100 km në orë nga zeroja ajo e arrin në më pak se 6 sekonda. Miliarderi sqaroi gjithashtu se një flotë e re kamionësh të shërbimit të lëvizshëm do të ndihmojë konsumatorët që janë larg qendrave te specializuara, teksa kompania planifikon t’i dyfishojë pikat e karikimit nëpër botë duke i çuar në 10 mijë deri nga fundi i këtij viti e akoma me shume në 2018-ën.

the authorE B