Sport

Test anti-doping për 10 futbollistë spanjollë

Dhjetë futbollistë të seleksionit të Spanjës i nënshtrohen një kontrolli anti-doping nga të dërguarit e Agjencisë Anti-doping te UEFA-s, duke i kontrolluar “jashtë kompeticionit”, në hotel.
Spanjollëve u janë marrë kampionet e urinës dhe të gjakut, që do të analizohen në ditët e ardhshme pa krijuar asnjë problem, bëri të ditur Federata Spanjolle e Futbollit.

Seleksioni spanjoll, nën drejtimin e Vicente Del Bosque, do të luajë ndeshjen për 1/8 e finaleve të Euro 2016 ndaj Italisë të hënën në Saint-Denis.