Aktuale

Tetë vjet burgim për dy grabitës të një banke

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me nga katër vjet burgim dy të dyshuar me inicialet B. A. dhe A. L.. Ata janë dënuar edhe me nga dy mijë euro gjobë.
Sipas aktgjykimit, të dënuarit më 23 shkurt në orën 15:15 minuta, me maska kishin depërtuar brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

Ky është njoftimi i gjykatës:

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. A. dhe A. L..

Të akuzuarit shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 23.02.2018 në ora 15:15 minuta, me maska depërtojnë brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës marrin nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, dëgjimit të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga të akuzuarit, ka shqiptuar dënim për të dy të akuzuarit me nga katër (4) vite burgim dhe nga dy mijë (2000) euro gjobë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

the authorE B