ShowBiz

Teuta Selimi ia zbulon këtë të vërtetë vajzës së Shyhrete Behlulit

Teuta Selimi ka zbuluar diçka lidhur me vajzën e Shyhrete Behlulit.
Mbrëmë në familjen e Shyhrete Behlulit ka pasur festë, shkruan lajmi.net.

Vajza e madhe e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behluli, Njomza ka organizuar një ndejë pas lindjes së djalit.

Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar as emra të njohur, artiste këto të cilat janë mike të Shyhretes duke filluar nga motrat Mustafa, Lori, Remzie Osmani, Shkurte Gashi, Teuta Selimi etj.

Kjo e fundit sot e ka publikuar një foto nga ndeja e mbrëmshme pranë të cilës e ka uruar Njomzën dhe i ka zbuluar emrin e djalit.

“Urime Njomza & Naim,lindjen e djalit. Me jetë t’gjatë Ibrahimi”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/