Sport

Tevez i përgjigjet Chelseat dhe Napolit

Carlos Tevez dëshiron të qëndroj në Boca Juniors

Chelsea dhe Napoli janë duke u interesuar për sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez, të cilin dëshirojnë ta kthejnë në Evropë.

Por, Tevez ka thënë se është i lumtur dhe nuk dëshiron të largohet.

“Kam nënshkruar kontratë tre vjeçare me Bocan dhe ëndrra ime është që të pensionohem këtu. Është e vërtetë që më duan Chelsea dhe Napoli, por unë dua të qëndroj këtu”, ka thënë Tevez gjatë një konference për media.