Aktuale

Thaçi: Bashkëndjej me familjarët e policëve të humbur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “bashkëndjen me familjarët e policëve që janë zhdukur në lumin Lepenc”.
Thaçi gjithashtu ka përgërzuar të gjitha institucionet për angazhimin që po bëjnë për t’i gjetur dy policët.

“Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc. Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit. HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook. /Lajmi.net/