Aktuale

Thaçi: Bota të bashkohet në luftën kundër terrorizmit

Presidenti Hashim Thaçi sot ka kujtuar viktimat e sulmit të Nicës, në një mbrëmje të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme

Presidenti Thaçi thotë se “bota duhet të bashkohet rreth luftës kundër terrorizmit me qëllim që ta ruajë këtë liri, për të cilën miliona njerëz sakrifikuan”, shkruan Gazeta Express.

Statusi i plotë:

Në një mbrëmje homazhi, kujtuam edhe njëherë viktimat e sulmit në Nice të Francës, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin francez.

Atë ditë, në Nice, një manifestim i lirisë u shndërrua në mort.

Bota duhet të bashkohet rreth luftës kundër terrorizmit me qëllim që ta ruajë këtë liri, për të cilën miliona njerëz sakrifikuan. HTH