Aktuale

Thaçi deklarohet rreth anulimit të takimit nga Vuçiq

Takimi i paraparë të zhvillohet sot ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuciq në Bruksel, është anuluar. E anulimin e këtij takimi e ka komentuar edhe vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Express
Pas anulimit të takimit në Bruksel në mes të Thaçit dhe Vuçiqit ka folur edhe vet Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respekton interesim e përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me serbët e Kosovës dhe shpresoj që mesazhet e tyre do të jenë në funksion të paqes e stabilitetit në

Thaçi ka thënë se, Kosova i ka institucionet e veta kredibile. Deklaron se secili duhet ta respektojë itinerarin e lejuar dhe se nuk do të lejohet cenimi I sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Gjersa, tha se nuk e konsideron si bojkot.

“Ne kemi bërë dialog përmes zonjës Mogherini dhe kemi konstatuar se dallimet janë shumë të thella dhe tani jemi në pozicione shumë të largëta. Por, ka mbetur që të punohet për idetë tona”, tha Thaçi./Gazeta Express