Aktuale

Thaçi dekoron djalin e Sefë Mleqanit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, Imer Gashin, djalin e Sefë Mleqanit.

Thaçi ka thënë se familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë i frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli