Aktuale

Thaçi dënon sulmin ndaj RTK-së, kërkon nga partitë që mos të linçojnë mediat

Sulmin në RTK e ka dënuar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Me anë të një postimi në Facebook, presidenti Thaçi sulmin e mbrëmshëm me mjet shpërthyes ndaj RTK-së e ka quajtur akt kriminal.

“Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira. I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.

Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal”, ka shkruar Thaçi.