Aktuale

Thaçi dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetë rreth 50 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.