Aktuale

Thaçi dhe Vuçiq kryen takimin e parë joformal këtë mëngjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar këtë mëngjes në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel, si pjesë e një pune joformale gjatë ngrënies së mëngjesit, të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, komisioni evropian më herët ka njoftuar se qëllimi i këtij takimi është për të shkëmbyer mendimet mbi vazhdimin e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit me një fokus për përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, gjë e cila u dakordua nga dy presidentët në muajin korrik./Indeksonline/

the authorE B