Aktuale

Thaçi e Mustafa nisin takimin me Mogherinin në Bruksel

Ka nisur takimi në Bruksel në mes të Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe delegacionit kosovar, para takimit të përbashkët të tyre me përfaqësuesit serbë.

Sikur edhe herën e kaluar, në këtë rreth bisedimesh, Kosova përfaqësohet nga presidenti dhe kryeministri, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijancic, ka publikuar një fotografi ku shihet Mogherini me Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa. /Express/