Aktuale

Thaçi: Edhe një herë u dëshmua se shpifjet serbe nuk përfillen nga bota

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Colmar-it për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton “Zeri.info”.

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe familjen Haradinaj.

Postimi i plotë i Thaçit:

Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH