Aktuale

Thaçi flet për kufijtë nga Morina

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të flas për kufijtë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqet pa humbur kohë.

I pari i vendit thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë! HTH”.